Përshëndetje mikesha të Class Blog,

Vera erdhi dhe besoj të gjithë ne po kërkojmë për një destinacion ëndrrash në Europë. Në postimin e kësaj jave, po ju sjell disa nga plazhet më të bukura ku mund të kalohet një pushim i paharrueshëm.

Carvoeiro – Portugali
Carvoeiro është një nga plazhet më të bukura në Europë nga i cili mahnitesh. Ka një det të pastër, uji nuk është as i ngrohtë por as edhe i ftohtë. Ky vend mund t’ju bëjë që të dëshironi të rrini në këtë qoshe parajse për gjatë gjithë jetës suaj. Në këtë vënd keni mundësinë të vizitoni shpella apo të shijoni spektaklin e delfinëve.
Ishulli Marathonisi – Greqi
I ashtuquajturi “ishulli i breshkës”, ky ishull është “must” për t’u vizituar në ishullin grek të Zakynthos. Ky ishull, në mesin e gjirit të Laganas duket si një breshkë në mes të oqeanit. Është një parajsë e vogël në tokë, unik, vënd ekskluziv.
Plazhi i Peljesac – Kroaci
Kroacia ka disa nga plazhet më të bukura në botë. Plazhi i Peljesac është vetëm një orë larg nga Dubrovniku dhe ka një det të mrekullueshëm.
Plazhi Elafonissi – Greqi
Ky destinacion ndodhet në perëndim të Kretës, dhe detaji i rërës rozë e bën atë një nga destinacionet më të veçanta në botë. Ngjyra rozë vjen si shkak i zhvillimit të një mikroorganizmi të kuq në korale dhe shumë pak plazhe në botë e kanë këtë veçori.
Atrani – Itali
Atrani është një nga vëndet më të bukura në jug-perëndim të Italisë, afër Napolit. Ky fshat i vogël është i famshëm në Itali dhe cilësohet si një nga vëndet më të bukura në këtë shtet. Një nga aktivitetet më interesante është peshkimi, ku ju mund te përdorni varkat e vogla.

Këto pra ishin disa nga destinacionet më të bukura që renditen në Europë. Uroj të bëni dhe ju zgjedhjen tuaj dhe të keni një verë sa më të bukur.