Moderatori i njohur Ledion Liço feston sot ditëlindjen. Ledioni ka mbushur sot plot 32 vjeç. Me siguri ai ka marrë shumë urime në këtë ditë të veçantë. Partnerja e tij, Sara nuk i ka bërë ende një urim publik, por teksa presim dedikimin e saj, lexoni paksa urimin e Lorit për kunatin. Ledioni dhe Lori duket se kanë një marrëdhënie vërtet të mirë së bashku, dhe Lori nuk nguron aspak t’i bëjë këtë urim kaq të bukur kunatit.
“Gëzuar ditëlindjen për këtë shpirt të bukur. Faleminderit që më ke mësuar të jem vetvetja, faleminderit që e ke bërë motrën time të lumtur, dhe faleminderit për London biri”,-shkruan Lori në Instagram.
Edhe ne i urojmë 100 vite të lumtura Ledionit.