Lori Hoxha di të veshë çdo gjë; të lirën dhe të shtrenjtën. Trashëgimtaren e Top Channel mund ta shikoni me një çantë 3-4 mijë euro, por gjithashtu mund ta shikoni edhe me një bluzë që kushton 10 dollarë. Pra Lori edhe pse një vajzë e pasur, kur vjen puna tek zgjedhjet e saj, nuk shikon çmimin, por kombinimin dhe sa i shkojnë asaj. Në koncertin e Notis Sfakianakis mbrëmjen e kaluar, Lori vendosi të vishte një jumpsuit të zi, që i tregonte më së miri format trupore.
Ky është në fakt qëllimi i markës së jumpsuit-it që Lori ka veshur.; veshje të ngushta që tregojnë format trupore. House of CB, nuk është një markë e shtrenjtë, dhe jumpsuit-i i Lorit ka kushtuar 139 paund. Pas kësaj marke jo të shtrenjtë, nuk është fiksuar vetëm Lori. Edhe vajzat me famë botërore, si Kylie Jenner, Gigi Hadid, apo Jennifer Lopez, shfaqen jo rrallëherë të veshura me rroba të kësaj marke.