Këngëtarja me zë të veçantë dhe performuesja e çdo fundjave në jetën aktive të muzikës LIVE në clube-t e Tiranës, Marsela Çibukaj, sot ka ditëlindjen dhe mbush plot 34 vjeç.

Marsela ka lindur në vitin 1984 në orën 9 të mëngjesit. Sigurisht që gëzimi i familjes ishte shumë i madh për ardhjen e saj në jetë, por ajo që i ka thënë mamaja e saj është më e veçanta. “Erdhe bashkë me pranverën” – tregon Marsela në një postim të sajin në rrjetin social Instagram.

Po në këtë postim, Marsela na tregon dhe kuptimin e emrit të saj - “Marrë emrin nga kjo ditë e bukur Marsi...”. Pra emri Marsela vjen pikërisht nga fakti qe ajo ka lindur në një ditë marsi. MARSela.

Gëzuar ditëlindjen Marsela!