Vendet që të ofrojnë gjithmonë ushqime të freskëta, të gatuara mirë dhe me shije të hollë janë të pakta në Tiranë. Në kryeqytet nuk të ndodh rrallë të jesh mes dilemave ‘çfarë të zgjedh dhe ku’, madje jo rrallë të ndodh që sa herë ke festë, pyetjet e para që të vijnë në mendje janë ‘si mund ta gjej një vend të veçantë, me dekor unik, me ushqime të mira, por, natyrisht, edhe me një ambient që të më sigurojë foto të mrekullueshme për Instagram ;)?”
E ke pasur vështirë zgjedhjen deri tani? Nuk do ta kesh më...
Mirë se erdhe në Helios Gastronomi! Një emër i njohur ndër sipërmarrjet e para shqiptare që ofron shërbime profesionale në artin e gatimit. Prej 10-vitesh, shërben nëpër festa, dasma, ditëlindje, evente dhe përurime, duke i shndërruar ato në kujtime të paharrueshme.
Që vazhdimisht bëhen më të gjalla me shërbime të reja: Helios Restorant, Helios Catering, Helios Pastiçeri dhe Helios Delivery.
Themeluesit e kompanisë zotërojnë një eksperiencë të gjatë në industrinë e ushqimit dhe të mikpritjes. Eksperienca dhe profesionalizmi i tyre ndihet në çdo detaj të procesit të punës dhe shërbimit të ofruar nga marka e njohur.
Misioni, këtu është shumë i thjeshtë: çdo ngjarje e zakonshme të shndërrohet në një përjetim të jashtëzakonshëm gastronomik. Nuk ka kompromise me cilësinë dhe për këtë garanci është vetë emri. Shëndetin e të gjithëve, Helios e ka për zemër, prandaj këtu vazhdimisht fokusi është vetëm te prodhimet vendore, të kontrolluara, të kultivuara pa konservues dhe në harmoni me natyrën.
Çfarë mund të organizosh?
Sapo hyn në një ambient që mban emrin Helios Gastronomi sipër, pamja që të ofrohet nuk është asnjëherë e pritshme. Idetë dhe menaxhimi i kombinuar për të siguruar një event mbresëlënës i mrekullon shpeshherë mysafirët. Dasma, festa e beqarisë, ditëlindje fëmijësh, babyshower, business event, fejesa, birthday party, VIP event etj. janë vetëm disa nga organizimet që mbajnë emrin Helios Gastronomi. Por stafi është gjithmonë i angazhuar për të ofruar një shërbim mbresëlënës dhe një menu të shijshme kudo që të ndodhet festa.
Po kështu, mund të organizosh katering për fëmijë, katering për babyshower, katering për festën e beqarisë, katering biznesi, VIP katering për ditëlindje, katering për evente të ndryshme, katering për dasmë etj.
Pika e fortë e kompanisë është kombinimi i menusë për të kënaqur të gjitha shijet dhe arredimi elegant i tavolinës së Banketit. Me çdo detaj, festa do të marrë pamje tjetër. Në ditët speciale, prioriteti i vetëm është kujdesi deri në detajet më të imta.
Si t’i ëmbëlsoni eventet apo festat familjare
Ëmbëlsira elegante dhe torta të punuara posaçërisht për ditëlindjen ose dasmën vijnë nga më të larmishmet. Pastiçeria artizanale është gjithmonë gati për t’ju ofruar shijen në shtëpi me familjen ose jashtë saj. Po këtu do të gjeni edhe ëmbëlsira të veçanta për t’ua dhuruar njerëzve të dashur në një rast të veçantë ose edhe thjesht për të ëmbëlsuar ditën e tyre.
Çdo produkt është bërë nga Helios me përbërësit e cilësisë më të lartë. Shumëllojshmëritë në shije nxjerrin në pah më të mirën e çdo sezoni.