Genta Popa, gazetarja e Top Channel, një nga figurat më të njohura që nga fillimet e këtij ekrani, është treguar gjithmonë e kujdesshme për profilin e saj mediatik. E kujdesshme dhe hermetike, shumë rrallë në intervista televizive, ajo ka ndarë me publikun detaje nga jeta personale.
Prej shumë vitesh, Genta është e martuar me Flori Prodanin, jeta me të cilin, siç ka thënë ajo në të rrallat intervista ku ka folur për të, shkon vaj: “Kemi një jetë të mbushur me dashuri dhe respekt reciprok”,- e ka përshkruar Flori raportin me Gentën, ndërsa ajo, kur rrëfen një moment nga njohja me të, shton. “Si të gjitha historitë e dashurisë është një moment romantik që lidhet me njohjen tonë. Isha në aeroport dhe pyeta Florin si shkohej më tej, sepse e kisha për herë të parë. Nuk kisha takuar ndonjëherë më parë një djalë aq të edukuar. Dukej shume i hapur, gati-gati perëndimor.”
.. që vijoi kështu edhe për të gjitha vitet e ardhshme.
Por kush është Flori, që e paskemi pasur para ekranit?
Flori Prodani, vëllai i Kujtim Prodanit, vjen nga një familje e njohur muzikantësh, me histori të gjatë muzike, sfidash e përpjekjesh të mëdha për të bërë muzikë edhe atëherë kur të gjithë e ndalonin këtë.

Disa vite më parë, për të kujtuar kohët e këngëve të liqenit, por edhe etërit e tyre, Agim dhe Mehdi Prodani, djemtë e tyre u bënë bashkë në një skenë, atë të “100 vjet muzikë”.
“Kënga e studentit”, një prej kujtimeve më të bukura, u riprezantua edhe pasditen e sotme nga studio e “Rudina”, ku i ftuar ishte Voltan Prodani. Ndërsa komentonin këtë kujtim të bukur të nipërve, Rudina dha edhe një detaj që, ndoshta për publikun kishte kaluar: “Në piano është Flori, vëllai i Kujtim Prodanit dhe bashkëshorti i gazetares së njohur Genta Popa.”
Vështirë të gjesh një foto të të dyve në rrjet, kështu që, të paktën le të jenë veç e veç.