Aktorja Suela Bako

Kjo është historia e një njeriu që besoi se kjo është bota e tij, me çdo kusht. Në një vend ku të gjithë janë vrasës dhe të gjithë viktimat pranojnë të vriten, ai beson se askush nuk mund të vihet mes tij dhe pushtetit. Makbeth(titulli i plotë “Tragjedia e Makbeth-it”) është tragjedia e shkruar nga William Shakespeare dhe mendohet të jetë vënë në skenë për herë të parë në vitin 1606. Ai dramatizon dëmtimet psikologjike dhe fizike të shkaktuara nga ambicia politike dhe të atyre që e duan pushtetin për interesat e tyre. Prej të gjitha veprave që Shakespeare ka shkruar gjatë mbretësisë së James I, i cili ishte gjithashtu  pronari i kompanisë teatrore të Shakespear-it, “Makbeth” pasqyron  qartë  marrëdhënien e shkrimtarit me sovranin. Ai është publikuar nga First Foglio në vitin 1623 dhe është tragjedia më e shkurtër e Shakespear-it.   

Një gjenerali trim skocez me emrin Makbeth i shfaqen tri Magjistrica me një profeci, se një ditë ai do të bëhet Mbret i Skocisë. I konsumuar nga ambicia dhe i nxitur nga gruaja e tij, Makbeth vret Mbretin Dukan dhe e merr për vete fronin e Skocisë.

Aktori Arben Derhemi
Aktori Neritan Liçaj

I detyruar të kryejë gjithmonë e më shumë vrasje për të mbrojtur veten dhe për të hequr dyshimet mbi të, ai shumë shpejt do të bëhet një tiran i gllabëruar nga ndjena e fajit dhe paranoja.