Sa herë aktorët u rikthehen filmave të tyre të hershëm dhe pushtohen nga nostalgjia, i vënë të gjithë në lëvizje. Jo vetëm për kohën dhe emocionet e përjetuara, por edhe për të krahasuar veten në vite. Ca vite më të vegjël, ca vite më të rinj, nuk ka shumë rëndësi se si u duket vetja pas shumë kohësh. Të paktën jo më shumë se emocioni dhe nostalgjia…

Edhe Elia Zaharia paska qenë një aktore e vogël në filmin e famshëm “Shpella e piratëve”, por ne nuk e paskemi ditur. Elia ka postuar sot disa foto nga filmi dhe ka shkruar: “Unë, te filmi “Shpella e piratëve.”

Nga komentet, shumë prej miqve virtualë shprehin habinë për rolin e Elias, që, si shumë të tjerë, nuk e paskan ditur, por mes tyre është edhe i vëllai i Elias, Amosi, i cili përpiqet të kujtojë se ç’moshë ka pasur ai në atë kohë ku është xhiruar filmi: “Gjë e vogël ishe motra, diku 3 e gjysmë, 4 vjeç” – ia kthen ajo.

“Shpella e piratëve”, një prodhim i vitit 1990, është bazuar në romanin me të njëjtin titull të Petro Markos. Pesë fëmijë nisen pa leje me një varkë në kërkim të aventurave. Gjatë këtij udhëtimi ku iu rezervuan shumë surpriza, ata njihen më mirë me njëri-tjetrin. Aventura mbaron kur ata gjejnë një libër shumë të vjetër të mbushur me historitë e legjendave të Shqipërisë.

Elia luante rolin e motrës së Lolos, njëri prej aventurierëve, porn ë film ishte edhe e ëma, Yllka Mujo në rolin e Evës.