Janë të pakta rastet kur një produksion kinematografik, 100% shqiptar na bën të ndihemi kaq krenar! Jehona e suksesit të filmit “Shok” e realizuar nga Jamie Donoughue që u nominua për çmimet Oscar në vitin 2016, do të shfaqet në Akademinë Marubi në datën 22 Shkurt.

Në kuadër të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ky film subjekti i të cilit bazohet plotësisht në ngjarjet e trishta të luftës së Kosovës, dhe në miqësinë e dlirë të dy shokëve të vegjël që më pas sendërtojnë histori të gjalla dhe kuptimplota e bëjnë çdo sekuencë të këtij filmi thjesht unike.  

Nëse ende nuk keni mundur ta shihni këtë film, është rasti ideal për të mos e humbur mundësinë që ta shihni nga afër në ambientet e Akademisë Marubi.