Pasi u pa disa herë, në disa ambiente, por edhe pas dasmës së Marinës dhe Getit, ku Luana dhe Krenari ishin gjatë gjithë kohës prej dore, modertorja e njohur e Top Channel nuk tha më asgjë. Nuk mohoi dot asgjë. Tashmë edhe udhëtimet Tiranë – Prishtinë, Prishtinë – Tiranë nuk janë më habi për Luanën, madje as për fansat e saj, të cilët e dinë mirë se nuk është vetëm “dashuria e madhe" që ka Luana për Prishtinën, por është i dashuri ai që e tërheq pas vetes.
Luana dhe Krenari janë kapur nga paparacët disa herë në Tiranë, Prishtinë apo edhe në ndonjë udhëtim, gjatë të cilit moderatorja, sado që është përpjekur të fshihet me syze e kapuç, nuk ia ka dalë t’u shpëtojë syve kureshtarë.
Duket se dalëngadalë, Luana është dorëzuar. Me gjithë përpjekjet për ta mbajtur për vete jetën private, ajo e di mirë që kjo është e pashmangshme. Aq më tepër nëse është fjala për jetën private.
Ndaj edhe ka qenë vetë moderatorja e cila ka postuar një foto në Snapchat, ku shihet në një lokal në Prishtinë së bashku me Krenar Çoçajn.
Udhëtimin në Prishtinë, moderatorja e ka treguar në profilet e saj me një foto tjetër. Këtu nuk ka më asgjë të re. Luana dhe Krenari vazhdojnë të jetojnë të lumtur lidhjen e dashurisë.