Në Teatrin Eksperimental ka nisur të shfaqet vepra e Hannah Moscovitch.

"Në lindje të Berlinit" me regji të Milto Kutalit vjen në interpretimin e Arben Derhemit, Ina Morinajt, Blendi Arifit me pjesëmarrjen e Ahmet Pashës.

Premiera ka qenë më 16 dhjetor. Shfaqja do të jepet më 17 dhjetor dhe më 19-24 dhe 26-28 dhjetor 2017, në orën 19:00, tek salla e re Gëte, në Teatrin Kombëtar Eksperimental "Kujtim Spahivogli".

Kjo vepër vihet për herë të parë në skenë në Shqipëri.

Përkthyer nga Artur Lena.

Regjia: Milto Kutali.

Asistent regjisorë: Aldi Hysotoci, Iris Canaj Në role: Arben Derhemi, Ahmet Pasha, Ina Morinaj, Blendi Arifi.

Skenografia: Beqo Nanaj

Kostumografia: Sofi Kara

Koreograf: Armando Rustemi

Kompozitor: Mark Lili