Cilido qoftë stili juaj, atmosfera e festave të fundvitit është ajo që gjithmonë ndikon zgjedhjet tona për veshjet e  mbrëmjeve festive të Krishtlindjes apo Vitit të Ri.

Nuk ka rëndësi as modeli dhe as stili i fustanit që do na duhet të veshim, e rëndësishme është që për t’u përshtatur me dritat e pemës së Vitit të Ri e me veshjen e Babagjyshit, na duhet patjetër një veshje në ngjyrë të kuqe…

Editoriali ynë ka përzgjedhur 5 modele fustanesh të përshtatshme për festa të cilat mund ti gjeni në Class By Alketa Vejsiu.

Class by Av Dress
Ngjyra e kuqe na drejton gjithmonë drejt festës! Edhe nëse fustani që do të zgjidhni është i thjeshtë por mban këtë ngjyrë, ju duhet thjesht ta vishni sepse jeni “in”! Detajet me lule në pjesën e krahëve janë ato që e i japin këtij fustani, elegancën dhe finesën që çdo vajzë do ta donte në një mbrëmje Krishtlindjeje…
Class by Av Dress
Xixat janë në fakt ato që personifikojnë më së miri mbrëmjen festive! Në një model tërësisht të përshtatshëm për rastin, fustani Class mund të jetë zgjedhja juaj ideale këtë vit! Xixat, shkqëlqimi dhe ngjyra e kuqe, janë plotësisht komponentët e duhur për t’ju bërë të dukeni bukur në mbrëmjen e rradhës!
Class by Av Dress
Nëse nuk dëshironi të hiqni dorë nga thjeshtësia, në ju sugjerojmë fustanin e kuq me fruda në pjesën e përparme! Eleganca që ky fustan transmeton ia kalon edhe shkëlqimit të xixave nëse e vishni në mënyrën e duhur…
Tarik Ediz
Tipik për mbrëmje, tipik për festa! Frudat vazhdojnë të jenë ende në modë e kur vjen puna te fustanet e mbrëmjeve, ato nuk janë kurrë tepër… Vajzat me trup të gjatë tashmë kanë një zgjedhje të mirë! Fustani Tarik Ediz që mund ta gjeni ekskluzivisht në Class by Alketa Vejsiu është klasi që duhet të vishni në mbrëmjen tuaj…
Class by Av Dress
Detaje, detaje, detaje! Zgjidhni një fustan që të jetë i pasur në detaje… Me një krah, me lule të improvizuara 3d dhe me një shkëlqim që nuk ju lë kurrë në baltë, ky fustan është absolutisht i denjë për mbrëmjen tuaj!