Për herë të parë Chanel prezantoi sfilatën në Hamburg, vendlindjen e Karl Lagerfeld, në një koleksion ndryshe të frymëzuar nga moda e viteve ’60.

Si çdo herë edhe kësaj rradhe në koleksionin Chanel s’mund të mungonin “veprat e artit” të krijuara në tekstile të ndryshme e në modele të veçanta plot fantazi…

Ajo çka na ka bërë përshtypje në këtë koleksion është vëmendja e veçantë që iu është kushtuar pulovrave në materiale të leshta nën cilësinë e një mini fustani duke zëvendësuar kështu fustanin klasik që jemi mësuar të shohim.

Chanel
Harrojini fustanet, “the new dress” është këtu! Është një dhe e vetme, pulovra e leshtë! Nuk ka nevojë të shoqërohet as me fund dhe as me pantallona, ajo është njëkohësisht bluzë edhe fustan!
Chanel
Bluzë e gjatë që duket si fustan! Sigurisht e shoqëruar me çorape të gjata të leshta! Voila! Ky është kocepti i ri i modës që Chanel propozon e që me siguri gjithë bota e ndjek…
Chanel
Ju thamë që nuk ka fustane… Xhaketa e gjatë i zë vendin gjithashtu fustanit tuaj të preferuar! Nëse deri dje nuk i vishnit xhaketat sepse nuk ju pëlqente ti shoqëronit me funde a pantallona, Chanel ka sjellë mënyrën e re të të veshurit!
Chanel
Pulovër e trashe dhe xhaketë sipër? Chanel thotë “po”! Përfundimisht Chanel nuk heq dorë nga kostumet fund-xhaketë…
Chanel
A mund të mbetej jashtë kësaj sfilate lëkura? Fustani i lëkurës vazhdon të jetë trend por kur shoqërohet edhe me një golf të leshtë, përveçse ngrohtë veshja ngjan më stil se kurrë!