Disa foto të postuara nga i njëjti vend, por jo bashkë, na lanë të kuptonim se Seldi dhe Mimoza ishin çifti më i ri i showbizit.
Gjatë muajve të verës, ata u përfolën shumë për një lidhje të mundshme, por këngëtarja Mimoza Shkodra e mohoi diçka të tillë, duke thënë se ishin thjesht kolegë, e ajo që i lidhte bashkë ishte vetëm muzika.
Por më vonë, atëherë kur nuk kishte më kuptim që ta mbanin të fshehtë, çifti zgjodhi ta bënte publike lidhjen e tyre, dhe menjëherë pas kësaj, shpallën dhe fejesën. Nuk u desh shumë kohë dhe çifti erdhi me një bashkëpunim, një këngë të titulluar “Dashni”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku.
Së fundmi Mimoza Shkodra ka tërhequr vëmendje me look-un e saj të ri, që në fakt nuk është dhe aq i ri. Këngëtarja bukuroshe, i është rikthyer stilit të saj të vjetër me flokët me balluke, dhe për mendimin tonë ka marrë vendimin e duhur.
Ajo duket aq e bukur me këtë model flokësh, si dikur...