Jemi mësuar që fotot që shohim në rrjetet sociale të jenë pothuajse perfekte.
Duke filluar nga ngjyrat, pozicioni që marrim, format trupore, tiparet e fytyrës, çdo gjë duhet të jetë perfekt. Për këtë arsye, ku ndonjë nga shokët tani në rrjetet sociale poston një foto që nuk është në paramentrat që thamë më lart, do bëhet objekt bisedeje mes miqve.
“E pe foton që kishte hedhur “ajo”. Wa si mund ta postojë këtë foto? Nuk e shikon sa shëmtuar ka dalë”, janë disa nga komentet tona që themi pas fotove jo perfekte.
Megjithatë, duket se këngëtarja Rezarta Shkurta nuk bezdiset aspak kjo gjë. Edhe pse në foton e shkrepur barku i saj ka dalë paksa i fryrë, kjo nuk e ka penguar aspak për ta postuar në rrjetet sociale. Për t’iu paraprirë komenteve të tilla, ajo e ka zbuluar dhe arsyen se pësr nuk duket dhe aq në formë.
"Barku! Efekti anesor i bakllavase turke", shkruan Rezi bashkangjitur fotos.
Nëse Rezi nuk do na e tregonte vetë, do ta kishim shumë të vështirë ta dallonim.