Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra, e kanë pranuar që janë të dashuruar. Pas disa fotosh nga pushimet verore të kapura nga fotografët dhe aludimeve të shumta, çifti i këngëtarëve theu heshtjen duke postuar foto së bashku.

Gjithashtu është parë që Seldi ka njohur dhe motrën e Mimozës me bashkëshortin, teksa është publikuar një foto ku ata po darkonin të katërt. Një histori e konfirmuar për familjet dhe publikun.

E përbashkëta e tyre më e madhe deri tani kishte qenë karriera si këngëtarë dhe bashkëpunimi "Pare, pare" i pesë viteve më parë.

 

ð??¦ð?»ð??§ð?»

A post shared by MimozaShkodra (@mimozashkodra) on

Dihet gjithashtu që Seldi ka qenë i fejuar më parë, por është ndarë prej dy vitesh, ndërsa për Mimozën, edhe pse mediat e Kosovës, kanë shkruar, nuk është konfirmuar asgjë për historitë e mëparshme të dashurisë, sepse këngëtarja e ka mbajtur jetën e saj private larg mediave.

Ajo jeton më shumë në Zvicër dhe është shumë e njohur si këngëtare mes shqiptarëve jashtë trojeve, të cilët e ftojnë shpesh në koncerte, ndërkaq Mimoza ka edhe një profesion tjetër. Ajo është laborante dentare.

Një biografi e shkurtër e çiftit do ishte kjo, për sa u përket jetëve të tyre para nisjes së kësaj historie, por ndërkaq nga këto biografi del edhe diferenca në moshë mes tyre.

Seldi ka mbushur 30 vjeç këtë janar, ndërsa Mimoza është dy vjet më e madhe. Ajo do të mbushë në tetor 33 vjeçe. Një diferencë e vogël në vite dhe e padukshme, sigurisht, në pamje, megjithatë mbetet një element paksa i veçantë në kulturën shqiptare, ku çiftet ku ajo është më e madhe sesa ai, janë të rrallë. Ka edhe mes personazheve të njohur çifte me këtë lloj diference moshe dhe atyre u shtohen tani Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu.