Prej kohësh është përfolur se dy këngëtarët Seldi dhe Mimoza Shkodra ishin në një lidhje.
Shkak për këtë u bë një foto e postuar nga Seldi në profilin e tij në Instagram, foto e shkrepur më Ulqin ku të dy shihen shumë të afërt me njëri- tjetrit.
E megjithatë një lajm i tillë u mohua shumë shpejt nga Mimoza Shkodra, e cila gjatë një interviste u shpreh se fotoja është midis dy kolegëve e shkrepur në përfundim të një koncerti në Ulqin.
Por “Prive” na sjell një tjetër foto ku dyshja shihet teksa po shijojnë pushimet në bregdetin e Adriatikut pranë njëri- tjetrit.
Ndoshta duhet të themi shumë pranë njëri tjetrit…
E ndërsa në fotoja e parë mund të linte vend për t’u interpretuar se ishte shkrepur në përfundim të një koncerti, për hir të së vërtetës nuk mund të themi të njëjtën gjë për foton e dytë.
Po tani Mimoza çfarë ka për të thënë?