Duket se vendimi për të qenë pjesë e Big Brother ka qenë më i miri që mund të kenë marrë në jetë Danjeli dhe Fotini, pasi përveç se fituan çmimin e madh, fituan edhe njëri tjetrin.

Edhe pse kanë kaluar disa javë nga përfundimi i këtij edicioni, jeta e banorëve jashtë mureve të shtëpisë vijon të ngjallë shumë kureshtje.

Si ka ecur marrëdhënia e tyre, me çfarë po merren dhe shumë pyetje të tjera na lindin kur flasim për ta.

Në rastin e Danjel dhe Fotini nuk kishim dyshime se si do të vazhdonte marrëdhënia e tyre, por sot ata na kanë dhënë një lajm të mirë. Çifti ka filluar punë, ku do të jenë edhe kolegë në punë përveç se partnerë në jetë. 

 

Dita e pare e punes , na uroni mbaresi â?º

A post shared by Danjel Fotini Dedndreaj (@la_fo_da) on

 Nuk e dimë se për çfarë pune bëhet fjalë, por gjithsesi ne na vjen shumë mirë dhe u urojmë suksese.