Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli këtë të martë vendimin për 9 të pandehurit e grupit “Xibraka”, të cilët u dënuan në total me 104 burg. I pranishëm në sallën e gjyqit ishte vetëm Ilir Hyseni, i cili do të qëndrojë në qeli 12 vjet. Ermal Hoxha, bashkëshorti i këngëtares Rezarta Shkurta, do të vuajë 10 vite dënim.
Grupi i kokainës u godit në janar të vitit 2015 kur në fshatin Xibrakë të Elbasanit u zbulua një laborator për përftimin e kokainës. Sipas organit të akuzës, hetimi kishte nisur në dhjetor të 2014 nga policia gjermane, e cila mbante nën vëzhgim Ilir Hysenin dhe të dashurën e tij Pranvera Ebeling, e cila është ende në kërkim.