Ata janë kthyer tashmë në personazhe të showbiz-it shqiptar, sepse çfarë ndodh në jetën e tyre pasi fituan 100 milionë lekë në “Big Brother 9“ ngjall vërtet interes në publik.
Por si ka qenë java e parë jashtë kamerave “Big Brother 9” e çiftit Daniel dhe Fotini? Përveç shëtitjeve apo arratisjeve të para me makinë, ata kanë shtruar një darkë për fitoren, por edhe për të prezantuar të afërmit me njëri-tjetrin.
Çifti kanë publikuar në rrjetet sociale përkatëse foto nga darka, ku gjithashtu ishin të ftuar vetëm dy ish-banorë të tjerë të “Big Brother”, Xheni dhe Benardi, të cilët pas daljes së tyre e kanë mbështetur shumë çiftin.
Ndërkohë, direkt pas finales që i shpalli timtarë, autorja e italiane e “Big Brother” Alessia Vessicchio, ka pozuar me çiftin para fotografëve. E rikthyer në këtë edicion të ri të “reality show” në Shqipëri, Alessia u komentua në portale, pasi replikoi publikisht me opinionistin e njohur të “Fun Club”, Olti Curri, një përplasje që mori shkak nga statusi i saj fillestar. Më pas, ajo e bëri një status të dytë si për të thënë se ishte keqkuptuar. “Po ju jeni të çmendur?
Unë thjesht bëra një post ku falënderoja të gjithë përfshirë këtu dhe ata që reaguan kundër të cilët kontribuan për të rritur shikueshmërinë.
Ju u tërbuat duke thënë gjëra të çmendura si: ‘italiane ik sërish’, duke mallkuar. Atëherë pranojeni që keni probleme për të kuptuar italishten. Unë falënderoj, e them në të gjitha mënyrat që ishte një eksperiencë e bukur, që e dua këtë vend dhe që po iki në shtëpi e lumtur dhe portalet çmenden”, tha ajo ndër të tjera në statusin e saj./ Panorama