Filmi me regji dhe skenar të Drilon Hoxhës, “Drejt fundit”, i reklamuar si filmi i parë aksion në Shqipëri do të vijë gjatë tetorit në ekranin e madh. Drilon Hoxha luan vetë në rolin e protagonistit ndërsa pranë tij janë emra të njohur dhe të rinj të kinemase, Mehdi Malka, Silvana Braçe, Festim Tomori, Arela Male, Ardian Ramushi, Franceska Hysi dhe Uesli Klark Morinaj në rolet më kryesore.
Dhuna, krimi dhe intriga do ju vijnë në ekran që nga 22 tetori kur filmi do të shfaqet në të gjitha kinematë.