Të dielën u mbyll Panairi i 19-të i Librit në Tiranë pasi kishte shpallur autorin më të mirë, Agron Tufën. Megjithatë gara më e fortë zhvillohet në fushën e shitjeve sesa në atë të çmimeve të jurisë së Panairit dhe sot, Shoqata e Botuesëve të Shqipërisë, organizatorja e Panairit, ka shpallur listën e librave më të shitur me shifrat zyrtare.

Beteja për majën është bërë mes dy autorëve të konfirmuar, që prej vitesh janë personazhet e Panairit të Librit në Tiranë, Blendi Fevziut dhe Ben Blushit. Mes Pushteti-t dhe Kryeministri-t ka dalë i pari Kryeministri i Ben Blushit, për ta lënë Pushtetin e Fevziut në vend të dytë. Të dy librat janë botime të UET Press, shtëpisë botuese që në 10 më të shiturit merr pjesë edhe me librin Ali Pashë Tepelena të Ilir Ikonomit.

Në listën e publikuar nga pasqyre.al gjen libra letrarë, studimore, botime të reja të këtij Panairi, por edhe të vjetra si dhe libra kuzhine. Mikesha Gjeniale e autores italiane e shtëpisë botuese Pegi ka arritur të zërë vendin e katërt dhe libri me receta i Renato Mekollit, nga Dudaj “Sekretet e shijes”  vendin e pestë. 

Lista e Librave më të shitur

Kryeministri B.Blushi, 4000 kopje

Pushteti B. Fevziu, 3400 kopje

Rruga e së keqes, R Galbraith, 2200 kopje

Mikesha Magjike E.Ferrante, 1950 kopje

Sekretet e shijes R. Mekolli, 1600 kopje

Familja thuajse e përsosur, J. Shemilt, 1100 kopje

Gjemia e mbytur, F. Kongoli, 1011 kopje

Esat Pasha, I. Ikonomi, 860 kopje

Si të udhëtosh me salmon, U. Eco, 700 kopje

Vajza në tren, P. Hawkins, 600 kopje

Konkubina ruse, K. Furnivall, 500 kopje

Ishulli në det, I. Allende, 500 kopje

Kopshti veror, P. Simons, 500 kopje

Kur qau Niçja, I. Yalom, 430 kopje

Endrra e doktorit, B. Mustafaj, 421 kopje