Artisti dhe piktori austriak Egon Schiele njihet për portretet e tij që paraqesin gra nudo, qenie të torturuara në pozicione të pashpresa dhe të spërdredhura. I gjendur afër Gustav Klimt-it, ai ishte pjesë e Lëvizjes Ekspresioniste Austriake, e cila i pa rrezet e para të dritës në fillim të shekullit të 20-të. Nëpërmjet penelatave të gjalla, dhe ndonjëherë të dhunshme të bojës, ai sjell përpara nesh histori personale tronditëse...Këtu do të gjeni 7 gjëra që me shumë mundësi mund të mos i dinit rreth Egon Schiele!
#1
Në moshën 17 vjeçare, Egon Schiele takoi Gustav Klimt i cili ishte 45 vjeç. Diferenca e tyre në moshë nuk i pengoi ata që të bëheshin miq të mirë dhe të zhvillonin një admirim reciprok për njëri-tjetrin.
#2
I akuzuar shumë herë për abuzimin me vajzat adoleshente që ai i punësonte si modele, në prill të vitit 1912, ai u arrestua se kishte joshur një vajzë të mitur.
#3
Në vijim të kësaj akuze, kur oficerët e policisë erdhën në punishten e tij, ata konfiskuan me qindra vizatime “pornografike”. Më pas Schiele u dënua si fajtor, se kishte ekspozuar në punishten e tij vizatime të tilla në praninë e fëmijëve. Ai u dënua me 25 ditë burg.
#4
Për ekspozitën zyrtare të Vjenës të vitit 1918, ai krijoi një poster që ishte shumë e ngjashme me skenën e “Darkës së Fundit” ku ai vet ishte....Jezu Krishti.
#5 Egon Scheiele i dashuronte gratë. Njëherë ai shkroi se sa shumë gra kishin qenë në studion e tij në një periudhë 8 mujore, ku kishin qenë diku tek rreth 180 gra!
#6
Pas një marrëdhënie të gjatë me një ish prostitutë dhe modelen e tij të preferuar, ai vendosi të martohej me një grua të re nga një familje e mirë, Edith Harms. Gjatë muajve të parë të martesë së tyre, ai i qëndroi besnik dhe i kërkonte vetëm Edith-it që të ishte modelja e tij. Megjithatë, sa më shumë të ishte larg ajo nga ideali fizik i brishtësisë dhe delikatesës femërore, aq më shumë kthehej ai nga e motra e saj, me të cilën ai kishte një lidhje.
#7
Schiele vdiq në moshë të re, vetëm 28 vjeç, nga epidemia e Gripit Spanjoll. Vdekja e tij erdhi tre ditë pas së shoqes, shtatëzanë me fëmijën e tyre të parë, e cila kishte vdekur nga e njëjta sëmundje.
Burimi: https://blog.artsper.com/en/a-closer-look/7-things-not-know-egon-schiele/