Një nga aspektet më të jashtëzakonshme të trurit të njeriut është aftësia e tij për të njohur modelet dhe për t’i përshkruar ato. Ndër modelet më të vështira që ne jemi përpjekur t’i kuptojmë është koncepti i turbulencave fluide në dinamikën fluide.
Fizikanti gjerman Werner Heisenberg ka thënë, “Kur të takoj Zotin, do t’i bëj dy pyetje: përse relativitetin dhe përse turbulencat? Unë e besoj me të vërtetë se ne do të kemi një përgjigje për të parën.” Aq të vështira saç janë turbulencat për t’i kuptuar matematikisht, ne mund ta përdorim artin për të paraqitur mënyrën se duken ato. Në qershor të vitit 1889, Vincent Van Gogh pikturoi peisazhin përpara lindjes së diellit nga dritarja e dhomës së tij në azilin Saint-Paul-de-Mausole në Saint-Remy-de-Provence, ku ishte shtruar pasi kishte prerë veshin e tij gjatë një krize psikotike.
Tek piktura “Natë me yje” penelatat e tij rrethore krijojnë një qiell nate të mbushur me re dhe yje vorbulluese. Van Gogh dhe impresionistët e tjerë e përfaqësonin dritën ndryshme nga paraardhësit e tyre, duke kapur lëvizjet e dritës, për shembull, tek ujrat me pikla dielli, ose këtu tek drita e yjeve që xixëllojnë dhe shkrihen përgjatë dallgëve qumështore të qiellit blu të natës. Efekti shkaktohet nga thellësia e dritës, në ngjyrat mbi kanavacë. Pjesa më primitive e kortekstit tonë pamor, i përzien dy fusha me ngjyra të ndryshme së bashku nëse ato kanë të njëjtën thellësi drite. Por nën-ndarja primative e trurit tonë i shikon ngjyrat kontrastuese pa i përzier. Me këto dy interpretime që ndodhin në të njëjtën kohë, drita tek veprat e shumë impresionistëve duket sikur pulson, dridhet dhe rrezaton çuditshëm. Ja përse kjo dhe vepra të tjera të impresionistëve përdorin ekzekutimin e penelatave të shpejta dominuese për kapjen e diçkaje reale në mënyrë të habitshme rreth mënyrës se si lëviz drita.
Gjashtëdhjetë vite më vonë, matematikani Andrey Kolmogorov e çoi më tej kuptimin tonë matematikor për turbulencat kur ai propozoi se, energjia në një turbulencë fluide në gjatësinë R varion në proporcion me 5/3 e fuqisë së R-së. Matjet eksperimentale tregojnë se, Kolmogorov ishte jashtëzakonisht afër asaj se si funksionon një turbulencë fluide, megjithëse një përshkrim i plotë i turbulencave mbetet një nga problemet e pazgjidhura të fizikës.
Një turbulencë fluide është e vetngjashme nëse ka një energji në formë kaskade. Me fjalë të tjera, vorbullat e mëdha e transferojnë energjinë e tyre në vorbulla më të vogla, të cilat bëjnë të njëjtën gjë në një shkallë më të vogël. Shembuj të kësaj përfshijnë Pikat e Mëdha të Kuqe të Jupiterit, formimin e reve dhe pikëzat pluhurore ndëryjore.
Në vitin 2004, duke përdorur Teleskopin Hapësinor “Hubble”, shkencëtarët panë vorbullat e një reje të largët pluhuri dhe gaz rreth një ylli, dhe kjo i kujtoi atyre “Natën me yje” të Van Gogh-ut. Kjo i motivoi shkencëtarët nga Meksika, Spanja dhe Anglia për të studiuar thellësinë e dritës në pikturat e Van Gogh-ut në detaje. Ata zbuluan se, ka një model të ndryshëm të strukturave turbulente fluide afër ekuacionit të Kolmogorov-it e fshehur pas shumë prej pikturave të Van Gogh-ut. Kërkuesit i dixhitalizuan pikturat, dhe matën se si varion ndriçimi ndërmjet dy pixel-s. Nga kurba e matur për ndarjet pixel, ata arritën në përfundimin se pikturat nga periudha e shqetësimeve psikotike të Van Gogh-ut silleshin jashtëzakonisht në mënyrë të ngjashme me turbulencat fluide.
Autoportreti i tij me një llullë, nga një periudhë më e qetë në jetën e Van Gogh-ut, nuk treguan asnjë shenjë të kësaj ngjashmërie, lidhjeje. Dhe as veprat e artistëve të tjerë të cilët dukeshin ngjashmërisht të turbulluar me shikim të parë, si “Britma” e Munch-ut. Ndonëse është shumë e lehtë të themi se gjenialiteti turbulent i Van Gogh-ut i mundësoi atij paraqitjen e turbulencave, është ende shumë e vështirë për të shprehur me saktësi bukurinë që del nga një periudhë e ngarkuar me vuajtje, Van Gogh-u deri diku tregoi se, ishte i aftë të perceptonte dhe përfaqësonte një nga konceptet më të vështira supreme që natyra ka sjellë ndonjëherë përpara njerëzimit, dhe për të bashkuar syrin e tij unik të mendjes me misteret më të thella të lëvizjes, fluiditetit dhe dritës.
Burimi:
https://www.youtube.com/watch?v=PMerSm2ToFY&list=PLJicmE8fK0Ej26EQOOyY5o0PYLZdnuaMK&index=1