Krijuesit të Squid Game, Hwang Dong-hyuk iu deshën dhjetë vjet për të arritur këtë ditë. Por fansave u deshën më pak se një muaj, për të kërkuar sezonin e dytë.
Hwang Dong-hyuk fillimisht nuk kishte plane për të bërë një sezon të 2-të, por ai la disa përfundime të lirshme në sezonin e parë, në rast se do të ketë mundësinë për t'i eksploruar ato në një sezon të ardhshëm pasues.
Netflix thotë se asgjë nuk është vendosur për një sezon të 2-të të lojës Squid Game, por kreu i televizionit global të Netflix, Bela Bajaria tha se ishte në varësi të regjisorit dhe sesi ai dëshiron të vazhdojë. Ajo gjithashtu tregoi se shkrimtarët e rinj mund të bashkëpunojnë në çdo sezon të mundshëm të ardhshëm.
"Ne po përpiqemi të gjejmë strukturën e duhur për të," -tha Bajaria.
Shkrimtari dhe drejtori i shfaqjes, Hwang Dong-hyuk, në një intervistë me CNN Film School, foli në lidhje me sezonin e mundshëm të dytë se "nuk ka asgjë të konfirmuar për momentin", por për shkak të entuziazmit nga fansat, ai është "me të vërtetë duke e menduar atë. "
Go behind the scenes of Squid Game and see how this incredible story was brought to life pic.twitter.com/dEGKwgucAU
— Netflix (@netflix) October 8, 2021
Ai e kishte idenë për serialin mbi një dekadë më parë, por nuk kishte interes pasi ishte "shumë i distancuar nga realiteti". Por në ditët e sotme njerëzit i thonë se do ta luanin lojën nëse ajo do të ekzistonte, ose besojnë se loja ekziston diku. Në një mënyrë ai ndihet i trishtuar, që bota i është përshtatur dramës së tij distopiane.