Kalendari kinez që parashikon gjininë e fëmijës para kohe është konsideruar si një prej formulave më të sakta të zbuluara deri më sot. Me gjithë studimet e bëra kohë pas kohe, këshillat për nënat e reja, mundësitë për të kuptuar gjininë që në ngjizje kanë qenë thuajse të pamundura. Por jo për kalendarin kinez.

Kjo formulë mund të parashikojë gjininë e fëmijës duke u bazuar në datëlindjen e nënës. Faktori i dytë është mosha e nënës në kohën e ngjizjes. Logjika e këtij kalendari të ndihmon të planifikosh shtatzëninë duke u bazuar në preferencën e gjinisë, nëse do djalë apo vajzë.

Origjina e këtij kalendari daton qysh në shekullin e 14-të. Njihet ndryshe edhe si kalendari hënor, sepse bazohet në vetitë rrotulluese të Diellit dhe Hënës. Saktësia për të zbuluar gjininë e fëmijës që në ngjizje argumentohet nga teoritë astronomike dhe qëndrimet e vërteta orbitale të Diellit dhe Hënës.

Nëse doni të zbuloni gjininë e fëmijës, kontrollo kalendarin për vitet 2016, 2017 ose 2018.

Kombinimi i moshës së nënës në periudhën e ngjizjes, mund të zbulojë gjininë e foshnjës. Si në këtë foto, në krahun e majtë të së cilës është shënuar mosha e nënës, ndërsa lart muaji i ngjizjes. Respektivisht, pas Ò«do muaji, kalendari të tregon se Ò«’gjini do të ketë fëmija.