Kur gjithçka ishte e paracaktuar, ishte shumë e qartë se kush do të ishte ai që fitonte bukën e gojës për të gjithë familjen, kush do të zgjohej natën për të ushqyer fëmijën, kush ka të drejtën të kërkojë seks, por në këtë moment çdo gjë është e hapur për negociata.

Kurrë më parë nuk i është dashur njerëzve që të negociojnë mbi gjithçka:

Kush do të jetë ai që fiton bukën e gojës për të gjithë familjen?

Kush do të zgjohet nesër në mëngjes?

Karriera e cilit person është më e rëndësishme?

Me sa njerëz duhet të dal në takime?

Cila do të jetë gjinia e njerëzve me të cilët dal?

Dhe a duhet ti them njerëzve më të cilët dal se me kë po dal tjetër?

A jam gati që të sistemohem përfundimisht?

A dua të kem fëmijë?

Sa fëmijë duhet të kem?

A jam gati për të pasur fëmijë?

Pastaj kemi edhe biologjinë. Kur ne martoheshim atëherë, ne bënim seks për herë të parë. Sot ju martoheni dhe thjesht ndalni së bëri seks me njerëz të tjerë. Dhe ky është një peisazh krejtësisht i ndryshëm.

Për të gjithë hsitorinë, seksualiteti ishte një çështje e gjendjes sonë, biologjisë sonë, dhe ne për herë të parë ne arritëm që të ndajmë seksin nga funskioni i tij riprodhues. Dhe në fakt, seksi martesor para së gjithash ishte një seks për tu riprodhuar dhe ajo ishte një detyrë martesore e gruas.

Kapërcimi nga detyra tek dëshira, ndodhi me demokratizimin e kontracepsionit. Për herë të parë, ne mund ta çlirojmë seksualitetin nga pasojat e tij të mundshme për të gjithë. Dhe për herë të parë, seksualiteti kthehet në një çështje të identitetit tonë dhe ajo nuk është më vetëm një çështje të biologjisë sonë. Tani, e përcaktoj unë identitetin tim seksual, stilin tim të jetës, çfarë do të thotë për mua, dhe unë ndjej se kam të drejtën të përjetoj si një pjesë të plotë të vetshprehjes sime, se kush jam dhe se si dua që ta jetoj jetën time dhe kjo është diçka që vetëm po zgjerohet jashtë sistemit binomit femrë/mashkull në një diapazon më fluid. Seksualiteti është kthyer në një nga shënjuesit kryesorë të identitetit, të strukturave të pushtetit, dhe ju e dini se, ku na çojnë këto dhe se ku,ndodhemi në këtë moment.

Kështu, kjo ideja që ne duhet të negociojmë dhe se ne duhet të flasim për gjëra për të cilat nuk na është dashur që të flasim, në fakt, po ndodh, së bashku në jëtët tona privaten në jetët tona romantike, në jetët tona familjare, por gjithahtu edhe në hapësirat tona të punës.

Në fakt, është duke ndodhur diçka mjaft interesante dhe që e kemi quajtur kapitalizmi emocional. Kapitalizmi emocional, në thelb, është bashkërrjedhja e asaj që ka ndodhur në jëtën tone emocionale me atë që ndodh në jetën tonë ekonomike.

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=73clMTUAf4I&t=757s