Ne jemi zhvendosur në një model të dashurisë romantike dhe në dashurinë romantike martesat tona kthehen në investime me dëshira, aspirata dhe një intimitet që e ndryshon kuptimin e saj dhe tani ajo është kthyer në artikulimin - ‘më shiko mua tani.’ Dhe në këtë model - më shiko mua, tani - do të thotë që, tani do flas me ty dhe se unë do të ndaj me ty asetet e mia më të thella, dhe ato nuk janë më paja ime apo dhimbjet e mia, por aseti im më i thellë është jeta ime e brendshme.

Me ngritjen e romantizmit në pamë ngriten e industrializimit, industrializimin dhe ngritjen e individit dhe të jetës romantike, të cilat mblidhet në gjitha bashkë. Unë do të ndajë me ty ankthet e mia, ëndërrat e mia, aspirata e mia, dëshirat e mia, dhe kur të flas me ty, të lutem më shiko. Unë dua atë kontakt me sy, atë shkëmbim me ty që në atë çast do të më çlirojë nga vetmia ime ekzistenciale, në mënyrë që, ta di që unë kam rëndësi; që jam e rëndësishme.  

Në një komunitet ju keni rëndësi. Ju nuk kishit rëndësi si një individ, por ju ishit të rëndësishëm. Ndërsa këtu ju duhet të krijoni një sistem të ri kuptimi dhe në këtë sistem të ri kuptimi të intimitetit, ne gjithashtu, fillojmë të bëjmë edhe diçka tjetër që nuk është bërë kurrë më parë, që është se, ne e zbritëm lumturinë nga Parajsa në Tokë. Në shumicën e historisë, lumturia i përkiste jetës së përtejme, pas vdekjes. Ju vuanit në tokë, por do të shpërbleheshit më vonë. Por kjo ideja që ne mund të jemi të lumtur këtu, që nuk është vetëm një opsion, por që kthet në një mandat që na bën të pyesim veten, ‘A jam i lumtur?’ ‘A jam mjaftueshëm i lumtur?’

Dhe, në fakt, nuk dovorcohemi më sepse jemi të palumtur, por ne divorcohemi sepse mund të jemi edhe më të lumtur!

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=73clMTUAf4I&t=757s