Shkenca e ka dhënë një përgjigje se sa orë do të duhen për të ndërtuar një marrëdhënie të vërtetë miqësore dhe në fakt është surprizuese.

Të gjithë qeniet humane kanë nevojë për të pasur miq. Arsyeja? Marrëdhëniet sociale janë të shëndetshme për përmbushjen personale dhe për lumturinë tonë.

Një studim i publikuar në vitin 2015, u konstatua se kishte një lidhje të konsiderueshme midis ndërtimit të një marrëdhënie solide miqësore dhe të nivelit të rritjes së kënaqësisë në jetë. Dhe jo vetëm kaq! Sipas studimit më të madh të mbajtur për lumturinë nga Universiteti i Harvardit, të kesh marrëdhënie sociale cilësore, janë ndikuesi më i drejtpërdrejtë i përmbushjes tonë personale.

Koha: Një faktor thelbësor për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata.

Pavarësisht rëndësisë së vendit të njohjes me të tjerët për ndërtimin e miqësive të forta dhe afatgjata, shumë njerëz nuk janë shumë dakort me faktorin kohë të njohjes me të tjerët. Amerikanët nuk shpenzojnë më shumë se 41 minuta në ditë për t’u socializuar. Dhe në fakt është shumë pak. Dhe detyrimisht me këtë ritëm, disa marrëdhënie janë të destinuara për të mbaruar. Por sa kohë duhet në të vërtetë për të bërë miq të rinj? Sipas studimit të publikuar në vitin 2018 në “Journal des relations sociales et personnelles”, mjaftojnë  40 deri në 60 orë të shpenzuara së bashku për “njohjet e thjeshta në “miq rastësor”. Dhe për miqësitë e forta do të duheshin të shpenzohen më shumë se 100 orë me një njeri për t’a konsideruar atë më pas një mik/mikeshë të vërtetë. Dhe si konkluzion, pas 200 orësh të shpenzuara më dike, atëherë është momenti për të folur për miqësi intime. Studimi nënvizon: “ Rezultatet e kombinuara me kërkime të tjera, sugjerojnë se duhen nga 40 deri në 60 orë për të ndërtuar një miqësi rastësore në vijim të 6 javëve të para të një njohjeje.

Si kalohet nga statusi “mik” në “mikun më të mirë?

Dëshironi të ndërtoni një marrëdhënie të fortë dhe afatgjatë? Atëherë do të ju duhet të kaloni të paktën 120 orë në 3 javë dhe 220 orë në 3 muaj për të mbërrirë në marrëdhëniet e dëshiruara. Në vijim të këtij studimi, faktori kryesor dhe i domsodoshëm në krijimin e lidhjeve të forta midis dy njerëzve është koha e kaluar së bashku. Pavarësisht se angazhimet profesionale dhe personale e vështirësojnë sot mundësinë e ndarjes së kohës fizike me të tjerët.

Sipas Psikolgut Boris Charpentier, janë shumë faktorë që ndikojnë ndërtimin e një miqësie të fortë. Vlera të tjera janë gjithashtu të rëndësishme për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme; të qenit autentik, komunikimi, koha e ndarë së bashku. Psikologu shton gjithashtu se besnikëria dhe të qenit të vërtetë me miqtë, qoftë edhe përballë sfidave dhe sprovave të ndryshme, forcojnë  ndjenjën e sigurisë afektive. Mirësia e cila lejon të shprehësh mirënjohjen për tjetrin ndihmon në krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve gjithëpërfshirëse. Tashmë, të gjithë i kemi të gjithë mekanizmat e qartë për të bërë miqësi të vërtetë. Rroftë miqësia!