Të gjithë e njohin vlerën e pazëvendësueshme të acidit folik, por si dhe pse duhet përdorur ai? Acidi folik nuk është një vitaminë e zakonshme, por është një supervitaminë. Nëse një grua merr çdo ditë acid folik në dozën 400 mikrogram (mcg) përpara se të mbetet shtatzënë dhe në tre muajt e parë të shtatzënisë, i parandalon defektet e trurit dhe të palcës kurrizore tek fëmija.

Acidi folik është një vitaminë, e cila bën pjesë në familjen e vitaminave B, kështu që atë mund ta gjeni tek të gjitha frutat dhe perimet që e përmbajnë këtë vitaminë, por kjo nuk e përjashton domosdoshmërinë që një grua shtatzënë ose që provon të mbetet shtatzënë të marrë 400 mcg acid folik në ditë.

Arsyeja pse acidi folik duhet të merret edhe përpara se një grua të mbetet shtatzënë është se anomalitë e tubit neural shfaqen në 3-4 javët e para të shtatzënisë, prandaj në organizmin e gruas duhet të ketë një depozitë të mjaftueshme gjatë javëve të para kur zhvillohet truri dhe palca kurrizore e fëmijës.

Acidi folik është mirë të merret të paktën një muaj para shtatzënisë. Ka rekomandime që kjo vitaminë të merret edhe më shumë se një muaj para shtatzënisë.

Acidi folik duhet të merret në dozë 400 mikrogram (mcg) ose 0.4 miligram (mg). Megjithatë, ka raste kur doza duhet të jetë më e lartë: