Çdo vajzë, jo vetëm në moshën e adoleshencës, por edhe më vonë mund të ndihet në siklet gjithë kohës për shkak akneve apo ekzemave të ndryshme që krijohen në fytyrë. Dhe, ato e dinë fare mirë se sa i mundshëm dhe i lodhshëm është trajtimi i tyre.
Nga kremrat e dedikuar për problemet me aknet, tek recetat me bollëk që mund të krijohen në kushtet e shtëpisë, efekti i këtyre trajtimeve është përgjithsisht qetësues dhe vetëm kaq. Kohët e fundit, ka dalë në qarkullim një vaj që quhet "Supple Skin Co" dhe emri i këtij produkti po bëhet viral nëpër të gjitha mediat sociale. Dhe kjo nuk është reklamë, por një qëndrim i fortë bazuar në efektet shëruese të tij.
Sipas, Femail, ky vaj lufton lëkurën e thatë, aknet dhe ekzemat dhe kjo falë një përbërësi të fuqishëm. Ai përmban, një përbërës natyral që nuk bllokon poret tuaja, por falë përqindjes së lartë të Omega 3, 6 dhe 9, ai ndihmon në rigjenerimin, e qetësimin e çdo inflamacioni. Vaji gjithashtu është i mbushur me vaj të farave të karrotës, i cili ndihmon në lehtësimin e ekzemave, heqjen e pigmentimit dhe plagëve, dhe ka efekt absolut në rinovimin e lëkurës.
Çmimi? "Supple Skin Co" nuk kushton më shumë se 34 euro!