Edhe pse në përditshmëri, nga nxitimi përdor vetëm pak rouge për faqet, kur realizon një makijazh të mirfilltë duhet të dish radhën e vendosjes së produkteve. Ka ikur koha që vendosej vetëm make up e pak rouge te mollëzat. Tashmë produktet janë të shumta, pothuajse një për çdo cep të fytyrës.
Le të fillojmë:
Fillimisht aplikoni primer-in dhe në vazhdim me corrector-in korigjoni vendet problematike. Vazhdoni me foundation-in (make up) dhe në fund concealer-in. Finalizojeni pamjen tuaj me një rouge dhe pak highlighter (aplikohet në mollëza, poshtë vetullave, tek kocka e hundës dhe tek mjekra) për ndriçim.
Sigurisht që nuk është e nevojshme të aplikosh të gjitha këto produkte, nëse fytyra jote shfaqet e pastër dhe lëkura pa probleme. Ndaj zgjidh vetëm ato që janë të domosdoshme. Sa më pak produkte të vendosësh aq më natyral duket makijazhi, por njëkohësisht edhe rezultati i suksesshëm.
Primer: aplikohet në fytyrë në vend të kremit hidratues, si bazë e make up-it. Shërben si një kanavacë perfekte për makijazhin në vazhdim. Gjithashtu i jep atij jetëgjatësi.

Concealer: i jep dritë zonës poshtë syve, duke mbuluar rrathët e zinj që krijohen nga lodhja.

Foundation: është i njohuri për të gjithë “make up”. Ai mbulon shenjat e vogla, i jep ngjyrën e duhur lëkurës dhe krijon një rezultat të njëtrajtshëm.

Corrector: korigjon çdo gjë që tregon keq lëkurën e fytyrës. Aplikohet mbi rrathët e syve, puçërat, shenjat e kuqe etj. Është i disponueshëm në shumë ngjyra, secila me efektin e saj veprues.
