Çdo shenjë e zodiakut ka karakter të ndryshëm dhe sipas karakterit çdo shenjë bën disa zgjedhje. Ndër to mund të futete edhe zgjedhja e krehjes së preferuar, duke përdorur modelin e gërshetit. Çdo shenjë meriton një stil të ndryshëm, në mënyrë që të nxjerrë në pah tiparet e personalitetit.
Dashi, gërshet i ndërthurrur
Ky gërshet nxjerr në pah personalitetin e guximshëm të dashit.

Demi, kapje e çrregullt
Ky model i pakuptimtë thotë shumë për karakterin e ndrojtur të demit.

Binjakët, dy gërshetë
Si vetë ti, edhe gërshetët binjakë. Karakteri yt kurioz përshtatet shumë me këtë stil rinor.

Gaforrja, kurriz peshku
Kjo kapje tregon më shumë për karakterin tënd të sofistikuar dhe të ndërlikuar.

Luani, gërshet kurorë
Çfarë tjetër përveç se kurorës mund të vendosin në kokën e tyre “mbretërit dhe mbretëreshat”?

Virgjëresha, gërsheti i mjelëses
Model klasik, si vete shenja.

Peshorja, gërshet rrethor
Paqe dhe harmoni, një balancim perfekt për ty.

Akrepi, gërsheta anësore
Ky stil luftarak tregon shumë për karakterin e akrepit, i cili është gjithmonë gati për sulm.

Shigjetari, gërshet i trashë
Asnjë fije floku në fytyrë dhe gadishmëri për çdo rast.

Bricjapi, gërshet i shkallëzuar
Oratoria e bricjapit kërkon gjithmonë shkallë për t’u ngjitur sa më lart.

Ujori, gërshet ujëvarë
Bartësit të ujit padiskutim që i shkon vetëm një ujëvarë.

Peshqit, bishtpeshk
S’kishte si të mos përshtatej me këtë stil.
