Princeshat vishen gjithmonë bukur por në varësi të shijeve të tyre, stilet e fustaneve variojnë në modele nga më të ndryshmet. Disa janë të fryrë ne formën tutu dhe i ngjajnë fustaneve të balerinave, disa të tjera janë gjithashtu të fryrë por në një stil ballo, couture dhe disa të tjera vijnë në linja më fine, më klasike, tipike royale.

CLASS petite është një brand i ri në fushën e fëmijëve, por ka të mbartur eksperiencën e një emri elitë në tregun shqiptar të ekspozimit të fustaneve ceremoniale dhe planifikimit të eventeve.

Rose Powder është koleksioni i dytë i linjës së fustaneve unikë të fëmijëve, dhe është realizuar enkas për të bërë të lumtura vajzat e vogla në ditët e tyre më të bukura.

Nëse vajzat tuaja janë të vogla në trup dhe në moshë, ne ju sugjerojmë fustanet e tipit “balerinë”, të fryra dhe me detaje të përshtatura në copë dhe në model. I preferuari i vajzës tuaj mund të jetë një fustan me tylin me pika, me aplikat me lule apo me detajet silver, ruffles apo fiongo me temina ndriçuese. Një detaj shumë fëmijënor janë edhe mëngët e tylit, një fustan i tillë do të dukej perfekt për princeshat tuaja të vogla.

Një tjetër sugjerim vjen për vajzat pak më të rritura, që kanë dëshirë t’i ngjanë princeshave të përrallave Disney, në ballot mbretërore me fustane të mëdha. Linja Rose Powder ka ardhur edhe me dy modele të tilla. Dy fustane të mëdha couture, të frymëzuar nga sfilatat haute couture, me ngjyrat roze dhe silver, për t’u dukur ekzaktësisht princesha.

Ndërsa për ju vajzat e tjera, që preferoni më tepër finesën që vjen nga stili i një oborri mbretëror, ne kemi dy fustane që mund t’ju përshtaten dhe janë absolutisht delikatë, tërësisht të ëmbël, vetëm për princeshat tuaja unike.

 

Adresën se ku mund të na gjeni ju e dini tashmë, fustanet më të bukura për fëmijë janë të ekspozuara në showroomin e Class-it, rruga e Kosovarëve, pranë kompleksit sportiv Dinamo .