Fustanet xhins edhe për këtë vit janë ndër veshjet e rëndësishme që nuk duhet të mungojnë në garderobën tuaj. Të gjesh fustanin perfekt është pak e vështirë, prandaj ne po listojmë 7 fustanet xhins më në modë.
Dy elementët pozitivë të fustaneve xhins është që janë të përballueshëm në çmim dhe janë shumë të lehtë në stil. Nuk ka rëndësi nëse i kombinoni me xhaketë lëkure apo me çizme të zeza, ata ju tregojnë gjithmonë chic dhe në modë.
Bloggeret e njohura në internet duke filluar me Chiara Ferragni e The Blonde Salad apo Julie Sarinana e Sincerely Jules kanë veshur gjithmonë fustane xhins, prandaj është koha që edhe ju të shtoni një të tillë në garderobën tuaj.
Fustan i gjerë
A nuk duket super i rehatshëm ky fustan? Vishni një palë çizme të gjata dhe një pulovër të gjerë dhe jeni gati për të dalë.

Versioni me lidhëse i fustanit xhins
Kombinojeni këtë fustan xhins me një palë taka jo shumë të larta dhe veshja juaj nuk do të dojë gjë tjetër.

Fustan i gjerë me krahë të shkurtra
Ky fustan i gjerë përshtatet me çdo linjë trupore dhe do kombinohej shumë mirë me një palë sandale dhe një kapele.

Fustan për në punë
Fustan i gjatë dhe i rehatshëm, i cili është perfekt për ato që punojnë në zyrë dhe duhet të ndjekin një kod veshjeje.

Fustan i gjerë me krahë të shkurtra dhe me rripa në fund
Në fund të tij, fustani është si i shqepur, që e bën atë të duket i thjeshtë dhe më i rehatshëm për jetën e përditshme.

Fustan i dizejnuar nga Alexa Chung
Ky model është pak a shumë si një xhaketë, por në formë fustani dhe ka aprovimin e Alexa Chung, stilistes dhe modeles së njohur, duke qënë se është në koleksionin e saj të modës.

Fustan xhins i gjatë
Ky version i fustanëve xhins është kreativ dhe shumë i përshtatshëm për çdo takim.

bustle.com