“Paratë nuk mund ta blejnë klasin, ato thjesht mund t’ju ndihmojnë të blini gjëra të bukura…” Këtë shprehje mund ta gjejmë të mishëruar pikërisht tek pasardhësit e vegjël të të pasurve apo të famshëmve të cilët kanë akses në gjërat më të mira që jeta mund të ofrojë, përfshirë këtu, edhe një fustan Gucci për të cilin të gjithë ne do na duhej të punonim një jetë të tërë për ta pasur. Ok, mund të themi se përveç kësaj ato kanë edhe stilin edhe klasin. Më poshtë, 5 nga vajzat e vogla më fashion në botë do t’ju tregojnë mënyra kombinimi për t’u dukur bukur në çdo stinë…

Blue Ivy
Kur prindërit e tu “drejtojnë” botën, dhe ti je në dijeni për këtë gjë, mund të dukesh super edhe me një xhaketë të thjeshtë xhins, një fustan pranveror me një ngjyrë të ëmbël dhe me një palë converse të thjeshta të cilat do ta bëjnë look-un më të rehatshëm. Edhe ju vajza të rritura, mund të frymëzoheni nga Blue Ivy duke e kombinuar xhaketën e xhinsit me një fustan që përshtatet bukur me stinën…
Princesha Charlote
Kur prindërit e tu sundojnë (në kuptimin e plotë të fjalës) një cep të botës, dhe ti e di këtë, veshja jote nuk mund të kalojë asnjëherë pa u vënë re. Një fiongo në kokë, një fustan i bukur veror dhe një palë sandale tipike për princesha janë look-u që mund ti shkojë së tepërmi Charlotës së vogël. Nëse ju frymëzoheni nga ky stil, provoni të kombinoni një fustan “marinar” me një triko të thjeshtë dhe me një palë sandale me takë të ulët, të përshtatshme për një look të përditshëm.
Marion Kelly
Sigurisht që kohët e fundit, të gjithë e kanë komentuar për veprimin “e gabuar” gjatë intervistës së babait të saj në BBC news. Menjëherë pas daljes së parë publike, Marion u kthye në një vajzë që ka shumë për të thënë për stilin dhe veshjen. Gjatë intervistës me prindërit e saj në BBC, Marion shfaqet e veshur me trench-in (pardesyne) që të gjitha vajzat e modës po flasin ditët e sotme. Një kombinim perfekt i bezhës me të zeën, përshtatur fiks për ditët pranverore.
North West
E si mund t’i mungonte kësaj liste vajza e personit më të folur të momentit? Si mund të mungonte vajza e Kim Kardashian?! Nuk ka sesi, sepse North West e meriton! Veshjet e saj janë gjithmonë të mirë menduara, dhe në stilin e saj gjen gjithmonë diçka për të “kopjuar”. Xhaketa e zeze e lëkurës, e kombinuar me furin e bën look-un sa street aq edhe klas, për më tepër kur kombinohet me një fustan të thjeshtë të zi dhe kambale të zeza. Perfekt për ditët e ftohta të dimrit.
Penelope Disick
Penelope Disick, njësoj si vajzat e tjera të familjes, kushërira e parë dhe tezet, është gjithashtu një ikonë stili! Vajza e Kourtney Kardashian duket fantastike e veshur me fustanin veror me pala në të kuqe dhe të bardhë. A nuk ju duket edhe ju një look që sjell freski në ditët e verës? Është e gjitha çështje stili…