Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Gjesti, ka dhënë deklaratën e tij të parë për Top Channel pas finales së madhe.

I dalë triumfues nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Gjesti falënderoi publikun, Zotin dhe familjen për mbështetjen, ndërsa pranoi se rruga drejt finales ka qenë e mbushur me sfida të forta: “Kam luajtur fort, kam parë për t’i nxjerrë të gjithë jashtë. Nuk kam pasur mëshirë për t’i nxjerrë jashtë ata, sepse ata nuk kanë pasur për mua.”

Ai rikujtoi momentin kur u ftua në BBVA pas daljes nga BBVK, duke thënë se në fillim mendoi se ishte një shaka. “Kur më thirrën për të ardhur këtu, kam menduar që është shaka, deri në momentin që më janë hapur dyert, atëherë kam thënë që po, mund ta bëj,” – tha Gjesti, duke shtuar se ka duruar gjëra që të tjerët nuk do t’i kishin përballuar, përfshirë edhe situata të vështira me ngarkesë emocionale dhe fizike.

Në deklaratën e tij, ai konfirmoi se pas BBV do të fokusohet te muzika: “Presim shumë muzikë, nuk kam për t’u ndalur kurrë. Shumë punë dhe besoj që më shumë keni për të më dashur, ashtu siç ju dua unë.”

Ndërsa për marrëdhënien me Eglin, ai la gjithçka të hapur: “I kam thënë Eglit edhe brenda, që nuk kam diçka me të, nuk e shoh, por unë kam për të vazhduar jashtë, të shohim deri ku do shkojë. Unë jam i njëjti, nuk e gënjej dot.”