Këngëtari i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim i veçantë nga partnerja e tij prej vitesh, këngëtarja Miriam Cani.
Në një postim emocional në Instagram, Miriam ka ndarë me ndjekësit fjalë që shprehin dashurinë e thellë dhe mirënjohjen për partnerin e saj:
“Gëzuar ditëlindjen shpirti im. Sot feston dhe qielli, dhe ne që kemi fatin të të kemi. Ti sjell dritë kudo ku shkon, në zemrat e të gjithëve që të rrethojnë. Melodia më e bukur e jetës time. Të dua sa fjalët kurrë s’do munden të përshkruajnë.”
Çifti, që prej vitesh është një nga historitë më të dashura të showbiz-it shqiptar, vazhdon të na frymëzojë me dashurinë që përcjell.