Miriam Cani ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë në Ditën e Shën Valentinit, duke publikuar një foto të saj me Alban Skënderajn dhe një dedikim romantik për partnerin e saj të jetës.
Këngëtarja ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e pakushtëzuar që ka për Albanin, duke e cilësuar atë si shtyllën e saj të palëkundur dhe forcën që e motivon çdo ditë. “Ti ke qenë dhe mbetesh njeriu që, pa kushte e pa lodhje, më ke dhuruar çdo ditë veç dashuri,” shkruan ajo, duke theksuar se asnjë mëngjes nuk ka kaluar pa fjalët e ëmbla të tij dhe asnjë mbrëmje pa kujtesën e dashurisë së madhe mes tyre.
Miriam gjithashtu ndan momentet e përbashkëta mes tyre, duke pranuar me humor se është ajo që qan më shumë, por që gjithçka mes tyre përmban një balancë të bukur mes ndjenjave dhe forcës.
“Ti je motivi i jetës sime, forca ime, drita ime,” shprehet ajo, duke falënderuar Zotin për familjen e tyre, e cila dikur ishte një ëndërr, por sot është realiteti më i bukur për të.
View this post on Instagram