"Sipas disa mediave, unë dhe Meghan jemi divorcuar të paktën 10 herë. Është e vështirë të reagosh përballë këtyre gënjeshtrave, unë përpiqem t’i injoroj ato." Këto ishin fjalët e princit Harry në fillim të dhjetorit, gjatë samitit DealBook të organizuar nga New York Times, ku ai iu përgjigj thashethemeve. Që prej disa muajsh, shumë janë ata që paraqesin marrëdhënien e dukës dhe dukeshës së Sussex si të përfunduar, pas një "ndarjeje profesionale" që ka lindur në vitin 2024.

"Personalisht mendoj se nuk ka shenja divorci, sepse Harry do të humbiste shumë", ka deklaruar Paul Burrell, kamarieri i dikurshëm i Dianës, në një intervistë të botuar nga Mirror. "Besoj se çifti ka një qëllim të përbashkët: të pasurohen sa më shpejt. Ata kanë një stil jete të privilegjuar: ai e ka pasur gjithmonë, ajo ka dëshiruar ta ketë për një kohë të gjatë. Tani e ndajnë atë."

Burrell përmend gjithashtu Lady D, me të cilën ka qëndruar për dhjetë vjet, nga viti 1987 deri në vdekjen tragjike të saj. "Unë gjithmonë kthehem tek fakti që nëna e Harry-t e ka mësuar shumë kohë më parë se çmimi për një stil jete të privilegjuar është shërbimi publik. Ai duket se e ka harruar mësimin dhe tani jeton një stil jete si një yll i Hollywood-it, që është krejtësisht ndryshe nga ai i një anëtari të familjes mbretërore."

Sulmet e Burrell ndaj princit nuk ndalen këtu: "E di nga eksperienca e drejtpërdrejtë sa mund të jetë i vështirë Harry," shkruhet në faqen e SkyNews Australia. "E di sa mund i bezdisshëm dhe i mbivendosur është," përfundon ai. "Ai ka jetuar gjithmonë në një flluskë."

Deklarata këto, të cilave sigurisht Harry nuk do t’u përgjigjet, duke i injoruar ato. Ai është i sigurt, megjithatë, që të shtunën e ardhshme, më 8 shkurt, do të fluturojë për në Kanada për inaugurimin e Lojërave Invictus, që do të zhvillohen ndërmjet Vancouver dhe Whistler. Përkrah tij, me shumë mundësi, do të jetë Meghan Markle: për të hedhur poshtë, edhe një herë, thashethemet për një ndarje të mundshme.