Stuhia mediatike që ka përfshirë Chiara Ferragni dhe Fedez nuk ka kaluar pa u vënë re nga Belén Rodriguez, e cila nuk ngurroi të hidhte një thumb në rrjetet sociale.

Në një video të publikuar në profilin e saj në Instagram, ndërsa përgatitej në dhomën e grimit për regjistrimin e një episodi të programit të saj Amore alla prova – La crisi del settimo anno, showgirl-i argjentinas komentoi me ironi: "Gjithsesi, me gjithë këto skandale që qarkullojnë në gossip, unë kam qenë më e mira nga të gjithë."

Një deklaratë që menjëherë tërhoqi vëmendjen e ndjekësve të saj, sidomos duke marrë parasysh situatën e tensionuar që po kalon çifti Ferragnez.

Në ditët e fundit, Fabrizio Corona ka zbuluar detaje të pretenduara intime mbi jetën martesore të çiftit. Sipas ish-“mbretit” të paparacëve, Fedez e ka tradhtuar Chiara Ferragni me Angelica Montini, një sipërmarrëse mode nga Milano. Marrëdhënia mes tyre, sipas pretendimeve të Coronës, ka zgjatur plot gjashtë vjet, madje duke nisur para martesës së Fedez me Ferragni.

Por akuzat nuk ndalen këtu. Corona ka insinuar se edhe Chiara Ferragni ka tradhtuar Fedez, mes të tjerëve, me këngëtarin Achille Lauro.

Përballë këtyre zërave, Fedez dhe Chiara Ferragni janë detyruar të reagojnë publikisht. Reperi ka pranuar një pjesë të akuzave, duke pohuar se ka pasur një marrëdhënie me Angelica Montini para se të martohej. Nga ana tjetër, Ferragni ka rrëfyer se zbulimi i tradhtisë e ka lënduar thellësisht.

Çfarë fshihet pas thumbit të Belén Rodriguez?
A është kjo një mënyrë për t’u vetëlavdëruar, apo një mesazh i fshehtë?

Në dhjetor të vitit 2023, Belén Rodriguez rrëfeu detaje mbi ndarjen e saj nga Stefano De Martino në një intervistë për Domenica In me Mara Venier. Ajo zbuloi se fundi i martesës së saj nisi pikërisht me një tradhti.

"Nuk përfundoi për shkak të një tradhtie, por nisi me një tradhti," tha Belén, duke treguar se e kishte zbuluar pabesinë e bashkëshortit pas rreth një muaji, por kishte zgjedhur të mos reagonte menjëherë. "Madje bisedova me vajzat e përfshira, e pranuan menjëherë gjithçka. Ishin rreth dhjetë, arrita deri në 12, pastaj ndalova së telefonuari."

Në janar 2024, në kulmin e skandalit të njohur si PandoroGate, Belén zgjodhi të mbështeste Chiara Ferragni, e cila po përballej me një krizë të madhe publike. Pavarësisht çdo diference mes tyre, showgirl-i argjentinas u shpreh se, përtej gabimeve, çdo person meriton një trajtim njerëzor.