Shawn Mendes dhe Camila Cabello kanë njoftuar ndarjen e tyre në Instagram, në një deklaratë të përbashkët që ata postuan.
"Hej djema, ne kemi vendosur t'i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria si njerëz për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do vijojmë të jemi të tillë. E kemi vlerësuar gjithmonë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri tani. Camila dhe Shawn."- shkruhet në postim.
“Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë. Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe në vazhdim. Camila dhe Shawn.”
Cabello, së fundmi mbylli thashethemet rreth një fejese të mundshme, pasi u pa me një unazë në dorën e majtë në rrjetet sociale. “Betohem në Zot, nuk e di se në cilën dorë vendoset unaza e fejesës, kështu që ndonjëherë do ta vendos padashje në gishtin e unazës,” tha ajo për Jimmy Fallon.
Dyshja ishin lidhur për herë të parë në korrik 2019 dhe më pas u bënë aq të njohur gjatë gjithë pandemisë për shëtitjet e tyre, sa fansat filluan thashethemet e ndarjes në një moment thjesht sepse ata nuk ishin parë të dilnin në publik për një kohë të gjatë.