Lana’s Del Rey dhe i dashuri i saj, Clayton Johnson thuhet se janë fejuar. Çifti ka vetëm pak muaj që dalin së bashku. Fansat pikasën një unazë në gishtin e Lana-s gjatë performancës së saj të hënën në "The Tonight Show". Ndërsa Us Weekly raportoi të martën se Johnson kohët e fundit i propozoi me një unazë parteres së tij, edhe pse kanë vetëm pak kohë që njihen.

Sipas raportimeve të disa mediave dhe fotove të kapura nga paparacët, romanca mendohet se ka nisur prej gushtit, duke filluar me komente flirtuese e duke vazhduar në videoklipe me njëri-tjetrin.

Nëse po pyesni ku e keni parë Johnson, po ju themi se ai është i përfshirë në botën e muzikës, pasi është kitarist dhe arriti suksesin e tij më të madh përmes një coveri me vëllezërit e tij, të hitit të ri të Kanye West, Paul McCartney dhe Rihanna-s, "FourFiveSeconds" të vitit 2015. Ai u përfshi edhe në disa grupe të tjera, modeloi dhe u shfaq në video muzikore për DNCE dhe Paris Hilton.

Lana Del Rey u nda nga i dashuri i saj i mëparshëm, polici Sean Larkin, në muajin mars.

Lana Del Rey dhe Sean Larkin