Prej disa ditësh në media po hamendësohej një shtatzëni e dytë e Ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali. Shkak për këto dyshime ishin bërë disa foto të fundit të saj, nga takimet zyrtare me delegacionet e huaja dhe kaq mjaftoi që një bark i vogël i rrumbullakosur të shtonte dyshimet për një pritje të ëmbël.
E ftuar së fundmi në studion televizive të “ABC” Neës përballë gazetares Mirela Milori për të folur për situatën në vend post tërmeteve, ministrja është gjendur e papërgatitur përballë pyetjes së gazetares lidhur me dyshimet për një shtatzëni të dytë.
Elisa në fakt nuk e kurseu përgjigjen, duke konfirmuar kështu edhe shtatzëninë e dytë. Ajo u shpreh: “Kjo ishte e papritur në këtë studio, por këto janë punë të Zotit që nuk mund të parashikohen. Është një lajm i mirë për ne patjetër, është shkak për lumturi. Përveç tërmetit që na tronditi pak, të gjitha të tjerat kanë shkuar shumë mirë. Nuk ka probleme. Mua më shtohet energjia dhe dashuria edhe për punën, edhe për vendin duke qenë se po sjell një fëmijë tjetër këtu. Gjithçka shumë mbarë dhe nuk e konsideroj si një lloj pengese ose sëmundje, përkundrazi, më ka dhënë shumë energji”.
Ministrja ka edhe një vajzë që quhet Nalta, ndërsa fëmija i dytë u shpreh ajo pritet të vijë në jetë në muajin janar .
Ne i urojmë shtatzëni të mbarë Elisës!