Bebe Rexha, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max janë këngëtaret shqiptare më të suksesshme të momentit në tregun ndërkombëtar. Nëse një ditë do të ndodhte një bashkëpunim mes tyre, do të ishte një sukses i vërtetë. Ka qenë Bebe ajo që ka shprehur dëshirën që diçka e tillë të ndodhë, madje i ka ftuar vajzat për bashkëpunim me anë të një shkrimi në Twitter.

Ava Max, këngëtarja me origjinë nga Saranda, që është fenomeni i radhës në muzikë, e ka pranuar ftesën duke e krahasuar këtë bashkëpunim (nëse do të ndodhë) me atë të Christina Aguilera, Pink, Lil Kim dhe Mya: “Lady Marmalade e re”. Dua dhe Rita nga ana tjetër nuk kanë reaguar ende. Dy këngëtaret nuk kanë ndonjë marrëdhënie shoqërore, madje thuhet se as nuk kanë ndonjë simpati për njëra-tjetrën. Megjithatë, mbetet për t`u parë nëse do të reagojnë ndaj ftesës së Bebe-s apo nëse do të realizohet ky bashkëpunim.