Ka filluar punën për një klip të ri prej kohësh, por askush nuk e mësoi arsyen pse Luana Vjollca kishte vendosur ta mbante surprizë projektin e saj të ri në fushën e muzikës. Pak ditë më parë, Express publikoi disa foto paparaci ku dukej Luana së bashku me grupin e punës gati për në skenat e xhirimit.

 

Puna intensive ka nisur prej disa muajsh, por stafi i saj nuk ka lejuar që të fotografohej brenda ambienteve ku po xhirohej, për të mos zbuluar detajet për projektin e veçantë muzikor të saj, që do të publikohet së shpejti.

Derisa vetë Luan aka vendosur të tregojë vetë projektin e ri. Në fotot e fundit të postuara në SnapChat, Luana ka pozuar një një studio regjistrimi, Ò«ka lë të kuptohet se po punon për të sjellë së shpejti këngën e re. Ende asnjë detaj më shumë nëse do të jetë një bashkëpunim apo një sfidë tjetër me veten, por ajo që dihet me siguri është që për klipin po kujdeset Getoar Selimi.