Duket se një tjetër vajzë ka hyrë në zemrën e ish-kryeministrit Silvio Berlusconi, pikërisht pas pushimeve të tij në Sardenjë.

 “Ajo quhet Lavinia Palombini, nga Roma, vajza e një sipërmarrësi roman, 21 vjeçe, bionde dhe shpesh pa grim, ashtu siç Berlusconi do. Miqësia midis të dyve duket se ka prishur marëdhënien midis Berlusconi-t dhe partneres së tij Francesca Pascale,”shkruan Fatto Quotidiano.

Miqësia midis të dyve do të krijonte probleme për Berlusconin, por jo vetëm në jetën personale. Lavinia Palombini, thotë gazeta e drejtuar nga Marco Travaglio, do të ishte shkaku i prishjes së marëdhënies me Pascalen.

Thelbi i mosmarrëveshjeve, apo debateve të nxehta midis ish-kavalierit dhe Francesca Pascale-s është ajo. Lavinia, pothuajse 10 vjet më e re se e fejuara zyrtare e Berlusconi-t, e ngjashme në pamje me Noemi Letizia-n, një nga të preferuarat e Berlusconi-t,  njihet si një person i apasionuar pas politikës, e tërhequr nga tipi ‘karizmatik’ i Berlusconi-t dhe nga një botë luksi, dhuratash dhe historish të cilat duket se përsëriten dhe të gjitha të ndodhura në Villa Certosa në Sardenjë.

Në fakt, kush do të kishte qenë aty në krijimin e miqësisë së tyre, tregon Fatto Quotidiano, do të ishte dëshmitar i mbi 60 telefonatave në ditë nga ana e Silvio Berlusconit me të dashurën e re. “Në Sardenjë e merrte gjithë kohës në telefon, e kërkonte gjithmonë,” shkruhet në artikull.

Huffingtonpost.italia