Trashëgimtarja e dytë e familjes në krye të Top Channel, Sara Hoxha, mbush 20 vjeç dhe njerëzit e saj të afërt i kanë kushtuar urime speciale.

Ledion Liço, i dashuri i Sarës, që po këtë muaj i dhuroi asaj një unazë fejese, i ka uruar vetëm ditë të lumtura që, sipas tij, ajo i meriton.

Ndërsa e motra ka shkruar një urim edhe më të gjatë. “Ajo nuk ka qenë kurrë adoleshentja tipike, por sonte është zyrtarisht 20 vjeçe. Gëzuar ditëlindjen, motra ime, mikja më e mirë, mama, baba, partnerja e jetës”, shkruan Lori duke i uruar lumturi e buzëqeshje, duke qenë që gëzimi i motrës së vogël, ka qenë, siç thotë Lori, frymëzim edhe për të.

Ato po e kalojnë ditëlindjen e Sarës dhe veç urimeve virtuale, në një tryezë elegante, mbushur me lule dhe ëmbëlsira, shkruhet gjithashtu “20 vjetor të lumtur Sara”,  një dekor chic për fotot e natës së ditëlindjes, për të cilën, të dyja janë veshur me fustane të shkurtër sexy.