Ledion Liço, sot feston 29-vjetorin e lindjes. Viti i fundit dhe sezoni televiziv që po mbyllet në Top Channel ka qenë mjaft i suksesshëm për moderatorin e njohur. Në fillim të vitit, ka shënuar të katërtin edicion të “The Voice of Albania”, ka nisur menjëherë më pas me drejtimin e edicionit të tetë të "Big Brother", ka mbyllur me sukses finalen e "Top Fest"-it, dy javë më parë, ka eksperimentuar edhe në muzikë me një këngë dhe klip të sapopublikuar… por nuk ka ndalur.

Po kaq i suksesshëm ka qenë ky vit edhe në jetën private. Dashurinë që po jeton me vajzën e themeluesit të Top-it, Sara Hoxha, prej kohësh e ka bërë publike. Shumë arsye që me të drejtë e bëjnë të ndihet i bekuar… Sot, në 29-vjetorin e lindjes, urimin e parë Ledioni e ka marrë nga partnerja e tij, Sara, e cila sapo akrepat kanë shënuar të dy 12, e ka shprehur urimin edhe përmes Instagramit, në të cilin ajo ka publikuar një foto me Ledionin, teksa janë duke shijuar perëndimin e diellit: “Gëzuar ditëlindjen miku im më i mirë!” shkruan Sara, pa harruar të shprehë edhe dashurinë.

Mësohet se çifti, orët e para të ditës së sotme i kanë kaluar bashkë me miqtë në një clu-et e qytetit. Mbrëmja e sotme është mjaft e rëndësishme për Ledionin, meqenëse do të shënojë në CV-në e tij edhe një finale tjetër, atë të edicionit të tetë të Big Brother, e para për të në këtë format.