Një listë prej 50 këngëtarësh kosovarë është bërë publike sot nga faqja Indeksonline, por edhe të gjitha mediat kosovare. Këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, emra si Altuna Sejdiu, Getoar Selimi apo Mihrie Braha, dënohen për pastrim parash, shmangie nga tatimi dhe evazion fiskal. Të gjithë emrat e bërë publikë janë janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Njësia për Krime Ekonomike. Mendohet që këngëtarët asnjëherë nuk i kanë paguar tatim shtetit të Kosovës ose kanë bërë pagesa simbolike, duke shmangur në këtë mënyrë të gjitha detyrimet nga fitimet që kanë marrë nëpër mbrëmjet muzikore. Llogariten mbi 4 milionë euro dëme që këta këngëtarë i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit, duke mos i deklaruar të ardhurat e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Burimet për mediat kosovare bëjnë me dije se “shteti do t’iu ofrojë marrëveshje këtyre këngëtarëve për ta paguar tatimin duke nënshkruar kontratë dhe, nëse kjo nuk arrihet, ata do të arrestohen”.

Po ashtu, atyre do t’u konfiskohen veturat luksoze që kanë blerë dhe do t’u kërkohet të tregojnë prejardhjen e pasurisë së tyre.  

Disa nga këngëtarët e akuzuar për evazion fiskal janë:

Shkëlzen Jetishi - Xeni

Altuna Sejdiu -Tuna

Shkurte Fejza

Sinan Vllasaliu

Getoar Selimi - Geti (Tingulli Trent)

Sabri Fejzullahu

Ermal Fejzullahu

Shyhrete Behluli

Mihrije Braha

Edon Dedi- Dj Blunt

Naim Abazi

Remzije Osmani